Themeluesi i PD: Uroj me shpirt që Basha të krijojë parti të re dhe të qeshim. Kadilli: “Basha” dhe “të bësh” nuk qendrojnë në një fjali

schedule20:35 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:35 - 13 Qershor, 2024

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar në emisionin “Real Story” se: “Emri ‘Basha’ dhe folja ‘të bësh’ nuk qendrojnë në një fjali. Sepse ai nuk bën asgjë. Nuk është në një fjali kurrë”.

Ndërsa, ish-ambasadori dhe themeluesi i PD, Edmond Trako ka theksuar se uron me shpirt që Lulzim Basha të krijojë një parti të re, në mënyrë që të gjithë të qeshin.

Megjithatë, ai ka thënë se Bashën nuk e sheh te partia e re, por do t’i vijë ftesa poshtë ballkonit për t’u bashkuar me Sali Berishën.

“Unë jam i bindur verbërisht që unë si serial pavarësisht nga zgjedhja që do të bëjë ai, me shpirt uroj që ta provojë partinë sepse do të kemi rastin që të qeshim akoma më tepër. Të shikojmë ça emri do t’i vëjë dhe si do ta menaxhojë, por jam i bindur që nuk e bën dot. Por uroj që me shpirt të qeshim pak më tepër. Ai do t’i kthehet përsëri dhe do ta gjejnë mënyrën ata, kanë filluar me ato ‘dera është e hapur’, edhe Gjekmarkaj dhe Noka.

A ishte përplasja publike mes Gaz Bardhit dhe Sali Berishës, babi i Zenit, vrasës, ky tjetri dhe ishin po ata që jo vetëm e pranuar, por dhe zbatuan. Pse mos ta bëjë me birin shpirtëror që në fund të fundit zbatoi të gjitha ato hapat që kishin rakorduar që në fillim, do lihet selia, grupi parlamentar, funksionet e grupit, do lihet dhe vula, do faktorizohesh ti, nuk do faktorizohem unë. Të gjitha këto çuan në atë që ky erdhi duke u fashitur dhe arriti në atë derexhe që është tani, që edhe ata që ka rreth e rrotull nuk do i mbaj dot. Unë nuk e shoh te partia e re se do t’i vijë ftesa poshtë ballkonit”, u shpreh Trako./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!