Themeluesi i Foxconn, Terry Gou shpall kandidaturën për president, zotohet të përmirësojë marrëdhëniet e Tajvanit me Kinën

schedule08:34 - 28 Gusht, 2023

schedule 08:34 - 28 Gusht, 2023

Themeluesi i gjigantit të teknologjisë Foxconn  Terry Gou, ka njoftuar se do të kandidojë për president të Tajvanit si një kandidat i pavarur, duke u zotuar të përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe të nxisë ekonominë e Tajvanit.

“Kam vendosur të jem pjesë e  garës presidenciale të 2024,” tha ai, duke promovuar përvojën e tij të biznesit dhe financave, duke përfshirë marrëdhëniet me Kinën.

“Më jepni katër vjet dhe unë premtoj se do të sjell 50 vjet paqe në ngushticën e Tajvanit dhe do të ndërtoj themelin më të thellë për besimin e ndërsjellë përtej ngushticës. Tajvani nuk duhet të bëhet Ukrainë dhe nuk do ta lejoj Tajvanin të bëhet Ukraina e ardhshme.”

Gou do të duhet të mbledhë 290,000 firma deri në fillim të nëntorit për t’u kualifikuar si një kandidat i pavarur.

Të hënën, Gou fajësoi Partinë Progresive Demokratike (DPP) në pushtet të Tsait për përshkallëzimin e tensioneve, duke i quajtur ato arrogante dhe të korruptuara.

“Nën sundimin e Partisë Demokratike Progresive në shtatë vitet e fundit apo më shumë, ndërkombëtarisht, po çojnë Tajvanin drejt rrezikut të luftës.

Brenda vendit, politikat e tyre janë të mbushura me gabime,” tha ai.

/abcnews.al