Themeluesi i Binance dënohet me katër muaj burg nga një gjykatë në SHBA

schedule23:22 - 1 Maj, 2024

schedule 23:22 - 1 Maj, 2024

Një gjykatë në Seattle dënoi Changpeng Zhao, themeluesin e Binance, këmbimores më të madhe në botë të kriptomonedhave, me katër muaj burg.

Themeluesi i Binance, Changpeng Zhao është dënuar me katër muaj burg për shkelje të ligjeve ameirkane kundër pastrimit të parave, shkruan The Verge.

Prokurorët kërkuan tre vjet burg, dyfishin e udhëzimit të dënimit prej 18 muajsh, sepse “fusha dhe pasojat e sjelljes së keqe të Zhaos ishin masive”, shkruante në leximin e dënimit.

Avokatët e Zhaos, në memorandumin e tyre të dënimit, thanë se Zhao nuk meritonte burg, pasi “asnjë i pandehur në një çështje të ngjashme BSA [Akti i Sekretit Bankar] nuk është dënuar ndonjëherë me burgim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!