Demokratët duhet të zgjidhin edhe se më kë të festonin 33-vjetorin e themelimit të partisë së tyre. Edhe për ditëlindjen e 33-të, PD-ja festoi e ndarë. Lulzim Basha, që një vit më parë nuk arriti të festojë si kryetar, ishte kujdesur më shumë, edhe për të treguar se kujt i përket PD-ja. Madje nuk e fshehu aspak këtë.
“E kujt është Partia Demokratike.”
Në një sallë me mbështetës të shumtë, që ngjante gati si hapjet apo mbylljet e fushatave elektorale, Basha u foli atyre që e kanë zgjedhur atë, jo vetëm për të shkuarën.
“Mirënjohje themeluesve”.
E tashmja ishte domuniese në fjalën e tij dhe kjo lidhjet me ndarjen e demokratëve.
“E di që në këtë përvjetor nje pjese e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë!”
Sali Berisha është një ndër themeluesit e PD-së por mirënjohja nuk shkoi për të, nga Lulzim Basha; përkundrazi.
“Mirënjohje, askush nuk mund ta bëjë pis këtë ngjarje.”
Me podiumin e vendosur mes sallës Lulzim Basha ia përcolli edhe një mesazh parardhësit të tij, i kthyer në kundërshtarë.
“Sot nga kjo sallë, dua të theksoj edhe njëherë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike per SPAK, të përgëzoj hetimet e saj ndaj krimit dhe pushtetarëve të korruptuar”.
Me demokratët e Lulizm Bashës, këtë mbrëmje ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi e themeluesit që janë renditur me të që ditën e parë.
Paralelisht me fjalën e Bashës, në një prej hoteleve të Tiranës, ishin duke u mbjajtur fjalime tek Foltorja e Sali Berishës.
“Sot jemi 33 vjeç, me të fortë se kurrë.”
Ishin të ftuar edhe aty themelues, deputetët e mbështetës të tij demokratë.
“Vitet më të rënda për ju demokratë kanë qenë vitet 2013-2021.”
Te Sali Berisha u vu re mungesa e Gazmend Bardhit, i cili nuk ishte te asnje nga festat, si dhe prania qe tashme nuk perben me lajm, ajo e perhershme e Argita Malltezit. Zonja Malltezi ishte e vetme ne feste, ndersa bashkeshortit te saj iu desh kesaj radhe ta shihte festen nga televizori i burgut te tij te shtepise.