Jemin Gjana, kryetari i komisionit për zgjedhjet në Partinë Demokratike foli në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu në lidhje me procesin zgjedhor të 25 Prillit, duke deklaruar se manovrat e përdorura nga socialistët i rrëmbyen Bashës fitoren.
“E kam shprehur pas përfundimit të zgjedhjeve dhe e them me siguri. Kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kam drejtuar një komision për 5 vite rresht. Nuk jam njeri pa njohje. E gjithë thembra e Akilit dhe loja është bërë ndaj PD ka një shpjegim të qartë: PD deklaroi se nuk mund të shkojë në zgjedhje me një qeveri që drejtohet nga Rama.
Faktori ndërkombëtar iu përgjigj me një ndërhyrje për menaxhim. U shkua drejt krijimit të një komiteti politik për zgjedhjen e kuadrit ligjor për zgjedhjet. Ligji u miratua me shumicë dërrmuese. I vendos kjo marrëveshje dhe ndodhi që shkuam në parlament dhe u bëmë ndryshime të njëanshme në kodin zgjedhor. 100 mijë vota ka marrë LSI, por vetëm katër deputetë.
Humbën 6 deputetë. Për efekt të thyerjes së marrëveshjes janë 90 mijë vota që kanë ikur dëm. Katër ose 5 deputetë kanë ikur dëm. U bënë 10. E dini që Edi Rama lëshoi urdhrin që ndalohet vota e emigrantëve. A humbi një deputet në Gjirokastër nga kjo. A humbi një mandat në Shkodër sepse Rama futi disa subjekte në fletën e votimit. Basha e ka fituar dhe i është mohuar fitorja përmes këtyre veprimeve që po themi”, u shpreh Gjana.
Ndalur tek statuti i Partisë Demokratike, Gjana deklaroi se mund të ketë edhe ndryshime, megjithatë theksoi se statuti aktual i ka të zgjidhura mirë gjëra.
“Nuk shkohet në zgjedhje për statut. PD do hyjë në proces. Mund të ketë ndryshime dhe në statut. Mendoj që kemi një statut që i ka të zgjidhura mirë gjërat”, tha ai. /mv.abcnews.al