Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thellohet tragjedia në Maliq, ndërroj jetë edhe djali 14 vjeçar si pasojë e zjarrit në banesë

schedule14:28 - 19 Tetor, 2025

schedule 14:28 - 19 Tetor, 2025

Thellohet tragjedia e familjes në Maliq. Pas humbjes së nënës, 40-vjeçares Mejreme Azisllari, ka ndërruar jetë edhe djali 14-vjeçar, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Ndërkohë vajza e mitur, 6 vjeçe, ndodhet në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë. Të dy fëmijët ishin me spektrin e autizmit, e ndjera Mejreme Azisllari ishte shtëpiake, kurse kryefamiljari punonte në ndërtim.

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit, që u mori jetën dy pjesëtarëve të familjes. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, për hetime të mëtejshme

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!