Thellohet tragjedia, në helikopterin e Bryant ishin 9 persona

schedule09:18 - 27 Janar, 2020

schedule 09:18 - 27 Janar, 2020

Thellohet më shumë tragjedia e rrëzimit të helikopterit të Kobe Bryant. Në fillim u raportua së në bord ndodheshin gjithsej 5 persona, orët e fudit, policia  amerikane ka konfirmuar se aty janë gjetur 9 persona.

https://twitter.com/i/status/1221561257133854722

Përveç Kobit dhe vajzës së tij 13-vjeçare Xhanën si dhe pilotit Ara Zobajan, në bord kanë qenë edhe Xhon Altobeli, trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alisia si dhe trajnerja e basketbollit për vajza, Kristina Mauser.

Deri tani këta janë personat e identifikuar, ndërkohë që në orët në vazhdim, pritet të identifikohen edhe 2 personat e tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik.