Thellohet skandali, fituesi tjetër i tenderit 400 mijë $ bëri logon e restorantit të djalit të Agollit

schedule08:07 - 3 Shkurt, 2022

schedule 08:07 - 3 Shkurt, 2022

Thellohet akoma më shumë skandali i shpalljes së tenderit për kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani dhe ortakut të tij Endrit Maçi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Tenderi me vlerë 400 mijë dollarë ka bërë fitues jo vetëm Rrotanin i cili punon me djalin e kreut të FSHZH Dritan Agolli, Flladi Agolli por edhe Maçin aksioner në kompaninë e regjistruar në emër të Rrotanit, që ka krijuar logon për restorantin e Agollit.

Lexo edhe: Restoranti i djalit të Dritan Agollit “zhduk” fotot e kuzhinierit që fitoi tenderin 400 mijë dollarë

Endrit Maçi ka të regjistruar në emrin e tij një objekt veprimtarie në fushën e marketingut logo, materiale grafike etj të regjistruar me emrin “TELL ALL CO”. Në rrjetin social instagram të këtij biznesi është publikuar logoja që kjo kompani ka krijuar për restorantin e Flladi Agollit “Bedouni Beach Bar” që ndodhet në Hamallaj.

Kompania “Mascarpone” ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani me 27 Janar të këtij viti u shpall fituese e tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Tenderi tani është në dorën e SPAK-ut. Rrotani në një prononcim për Abcnews.al i cilësoi akuzat si sulm politik duke qenë se ato janë artikuluar edhe nga Partia Demokratike. Shpifje i cilësoi edhe vetë Agolli në një reagim të bërë dje në orët e pasdites ku shpjegon arsyet pse është përzgjedhur fituesi i tenderit duke përjashtuar konfliktin e interesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!