Thellohet bilanci i luftës në Gaza, 27,365 viktima dhe 66,630 të plagosur

schedule11:54 - 4 Shkurt, 2024

schedule 11:54 - 4 Shkurt, 2024

Të paktën 27,365 persona kanë humbur jetën në Gaza që prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit që lamë pas.

Ministria e Shëndetësisë palestineze e udhëhequr nga Hamasi në raportimin e saj ditor, njofton se si pasojë e luftës kanë mbetur të plagosur 66,630 persona. Vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 127 persona si dhe kanë mbetur të plagosur 178 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë saktëson se nuk dihet se sa prej viktimave janë civilë dhe sa luftëtarë të Hamasit. Ndërkohë sulmi i djeshëm është mohuar nga Izraeli.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!