“Thelbësore ndihma për nevojtarët”, ylli brazilian dhuron 20 ton ushqime

schedule17:56 - 1 Prill, 2020

schedule 17:56 - 1 Prill, 2020

Humanizmi dhe solidariteti janë tepër të nevojshme në këto kohë. Koronavirusi po merr shumë jetë njerëzish dhe ua ka vështirësuar jetën të tjerëve. Bota e futbollit po kalon një krizë, njësoj si të gjithë fushat e tjera, por gjestet e bukura nuk po mungojnë.

I radhës vjen nga Philippe Coutinho, lojtari i Bayern Munchen kartonin e të cilit e zotëron Barcelona. Braziliani ka vendosur të ndihmojë lagjet e varfra të Rio De Janeiro, qytetit ku ka lindur. Plot 20 ton ushqime janë gati të shpërndahen në zonën “do Riachuelo” të qytetit të famshëm raporton Sport.es.

Para së gjithash, do të dëshiroja ta falënderoja Zotin që më krijoi kushtet për të ndihmuar të tjerët. Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që kanë bashkëpunuar në një farë mënyre për ta bërë të mundur këtë veprim solidariteti. Ky është fillimi i një fushate të madhe. Shpresoj të vazhdoj të ndihmoj gjithmonë. Ndihma për nevojtarët është thelbësore për një botë më të mirë dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë“, deklaron fantazisti brazilian. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!