Anëtari i Këshillit Bashkiak nga rradhët e demokratëve, Dorian Teliti komentoi për ‘Real Story’ zgjedhjet e mundshme që duken në horizont sa i takon drejtimit të bashkisë më të madhe në vend. Teliti tha ndër të tjera se Partisë Demokratike i duhet një figurë politike e denjë për zgjedhjet e mundshme për Tiranën.
“Kur ke 6 muaj kohë për fushatë, mund ta gjesh kandidatin dhe nga shoqëria civile. Kandidati duhet të prezantohet me të gjitha strukturat e PD, kur ke 30 ditë kohë për një figurë politike që ka njohje shumë të mrië të Tiranës dhe kanë besim që do bëj betejë serioze dhe do të dijë të ndryshojë Tiranën, kush është politikan dhe i do të mirën Tiranës do e shohi dhe në këtë drejtim.
Duhet të jetë garë vlerash, intelekti, kur e mban mend debatin e fundit për Tiranën, në vitin 2000. Kush nuk e do Tiranën, është ai që nuk justifikon që 1.1 milion euro paguhen për një incenerator që nuk ekziston. Ai që nuk do debatin është ai që nuk justifikon sesi u rrit çmimi i ujit dhe ujë nuk ka në çezmat tona. Pakënaqësia është e madhe në qytetari. Luli e fitoi Tiranën, e nisi mirë por e bitisi keq.” / abcnews.al /


