Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“The Economist”: Planet për shkëmbim territoresh janë të rrezikshme për Ballkanin

schedule12:32 - 18 Shtator, 2018

schedule 12:32 - 18 Shtator, 2018

Planet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë janë të rrezikshme. Sipas një shkrimi të prestigjozes The Economist, një precedent I tillë rrezikon të shkaktojë një luftë të re në Ballkan.

“Çdo idiot me një hartë dhe një pushkë po emocionohet”, u shpreh një zyrtar ndërkombëtar në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, ende larg anëtarësimit në Kombet e Bashkuara 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia.

Kështu nis shkrimin e saj prestigjozja “The Economist”, sipas të cilit planet për shkëmbim territoresh mes dy vendeve janë të rrezikshme për rajonin. Sipas shkrimit, serbët dhe shqiptarët janë të parët që janë në tension në një kohë që liderët e tyre flasin për shkëmbim territoresh ku banojnë me dhjetëra mijëra njerëz. Një ide që ka ngjallur shpresa dhe frikë në Ballkan, por ka shkaktuar trazira dhe në Kosovë.

“The Economist” shton më tej se kur Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia u shpërbënë në vitet ’90, shtetet e krijuara shpallën pavarësinë brenda kufijve ekzistuese. Por nëse Kosova dhe Serbia do të rivendosin kufijtë në linja etnike, do të ishte një ndryshim i madh destabilizues për rajonin.

Do të nënkuptonte për shembull që dhe lideri i serbëve në Bosnje e Hercegovinë të kërkojë pavarësinë me arsyetimin se kufijtë e vjetër të brendshëm të Jugosllavisë tashmë janë thyer. E gjitha kjo, përfundon shkrimi, do të shkaktonte një luftë të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!