“The Economist” nxjerr shifrat: Si sanksionet e Perëndimit kanë tronditur sistemin financiar të Rusisë

schedule10:59 - 7 Mars, 2022

schedule 10:59 - 7 Mars, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Sanksionet janë të paprecedentë, por rezultatet tashmë dihen. Pasi vendet perëndimore ngrinë rezervat e bankës qendrore të Rusisë dhe pezulluan disa nga bankat e saj nga SWIFT, vlerat e aseteve ruse shënuan rënie.

Kjo shënoi krizën më të madhe financiare të vendit në 25 vite. Në 1998 Rusia dështoi në reformat e borxhit publik. Një dekadë më vonë, në mes të një krize financiare globale, Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Gjeorgjisë. Dhe në 2014 investitorët u larguan përsëri nga Rusia, pas aneksimit të Krimesë.

 

Që kur Putin filloi të vendoste forca ushtarake në kufirin e Ukrainës, vlera e rublës ra me 33% kundrejt dollarit. Monedha ka shënuar nivelin më të ulët se në 2008,  megjithëse rënia e vlerës së saj deri tani nuk është aq e madhe sa ajo në 2014.

Krizat financiare të Rusisë nuk janë ende aq të rënda sa kriza në vitin 1998, kur rubla ra me 70%. Por një tjetër mospagim i borxhit mund të jetë po aq shkatërrues. Putin është përgatitur me vite për një krizë financiare për shkak të Perëndimit, raporton abcnews.al

Që nga viti 2015, vlera e rezervave të bankës qendrore të Rusisë është rritur me 71%. Banka ka pezulluar gjithashtu një pjesë të rezervave në Amerikë dhe Francë. Megjithatë, 70% e rezervave ndodhen pikërisht në vendet që kanë sanksionuar Rusinë, duke kufizuar aftësinë e kësaj të fundit për të ruajtur vlerën e monedhës së saj.

Sikur qeveria të mos i detyronte eksportuesit të shisnin 80% të valutës së tyre të huaj dhe të ndalonte të huajt të shesin asetet ruse, vlera e rublës do të kishte rënë edhe më shumë. I vetmi as nën mëngë i Rusisë është se çmimet e eksporteve të saj të mallrave kanë shënuar rritje.

 

Qeveritë europiane shkatërruan eksportin edhe importin e energjisë elektrike për shkak të sanksioneve, duke i detyruar klientët të vazhdojnë të blejnë gaz natyror – çmimi i të cilit është dyfishuar nga Rusia.

Të ardhurat nga nafta dhe gazi financuan një të tretën e buxhetit të qeverisë së Rusisë në vitin 2021, të mjaftueshme për dy vite shpenzime ushtarake. Në teori, firmat e energjisë duhet të përfitojnë nga çmimet më të larta.

Tregu i aksioneve të Rusisë u mbyll gjatë javës së kaluar. Megjithatë, vlera e aksioneve të listuara në Londër të katër kompanive ruse të naftës dhe gazit, aksionet e të cilave së bashku përbëjnë një të tretën e kapitalizimit të tregut të bursës së Moskës, ra me 97% përpara se tregtia të pezullohej.

Edhe nëse këto firma korrin mjaftueshëm fitime, investitorët nuk presin që diçka e tillë të mbyllë dyert për investitorët e huaj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!