“The Economist” jep alarmin: Jemi në prag të një katastrofe bërthamore, rreziqet nga centrali më i madh atomik në Europë

schedule13:15 - 20 Gusht, 2022

schedule 13:15 - 20 Gusht, 2022

Nga “The Economist

Përktheu: Xhuliana Zheleku- Abcnews.al

Pak vende i kuptojnë rreziqet e një aksidenti bërthamor sa Ukraina. Më 26 prill 1986, reaktori numër katër në termocentralin bërthamor të Çernobilit doli jashtë kontrollit gjatë një testi, gjë që shkaktoi një seri shpërthimesh dhe shkrirjen e bërthamës së reaktorit. Tani, ndërsa bombardimet intensifikohen rreth centralit bërthamor më të madh të Evropës, në provincën Zaporizhia në Ukrainën juglindore, vendi po llogarit rreziqet e një fatkeqësie tjetër.

Forcat e armatosura ruse, të cilat kanë pushtuar centralin, pretendojnë se Ukraina po planifikon ta bombardojë atë dhe fajësojnë Moskën. Më 19 gusht, shefi i sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev, tha se përgjegjësia për çdo katastrofë të ardhshme do të binte drejtpërdrejt mbi “Uashingtonin, Londrën dhe bashkëpunëtorët e tyre”.

A ka fshihet diçka pas kësaj retorikë alarmuese?

Rusia ka përqendruar pajisje ushtarake dhe automjete në termocentralin Zaporizhia që kur e pushtoi atë gjatë luftimeve të ashpra në fillim të marsit.

Dëshmitarët thonë se tani po e përdor stacionin si mbulesë për të lëshuar raketa mbi pozicionet ukrainase në Nikopol dhe Marhanets, dy qytete në bregun përballë lumit Dnipro. Predhat po bien në territorin termocentralit, por larg infrastrukturës kritike.

Rusia fajëson Ukrainën për një aksident të ardhshëm. Pyotr Kotin, kreu i Enerhoatom, operatori shtetëror bërthamor ukrainas, thotë se predhat në fakt vijnë nga pozicionet e kontrolluara nga Rusia pranë termocentralit. Ai gjithashtu pretendon se ushtria pushtuese ka vendosur kamionë me eksplozivë pranë dy prej pesë reaktorëve.

Mjegulla e propagandës nga të dyja palët e bën të paqartë se sa i rrezikshëm është ky moment. Rreth 10,000 punëtorët që mbeten në termocentral janë të trajnuar për të gjitha llojet e situatave, nga tërmetet tek një aeroplan komercial që rrëzohet në uzinë.

Dizajni i parë i sigurisë së Zaporizhia-s, i cili përfshin një kube mbajtëse dhe sisteme ftohjeje uji, duhet ta mbrojë atë kundër një shkrirjeje të stilit të Çernobilit. Por uzina nuk ishte projektuar për t’u përdorur si një bazë ushtarake në një zonë lufte aktive dhe nuk ka protokolle që stafi i rraskapitur të ndiqte në rastin e sulmeve të artilerisë. Komandantët rusë kanë sinjalizuar tashmë synimin e tyre për të mbyllur reaktorët – gjoja si një masë paraprake kundër bombardimeve ukrainase.

Kotin, i cili dikur ishte në krye të uzinës, thotë se kjo në fakt do të rriste rreziqet duke e detyruar stacionin të mbështetet në energjinë rezervë për ftohjen. Dy nga katër linjat e energjisë brenda dhe jashtë saj janë shkatërruar tashmë; mbështetja në gjeneratorë me naftë do të ishte e rrezikshme.

“Nëse kjo ndodh, termocentrali është rreth 90 minuta larg lëshimit të emetimeve radioactive”, thotë ai.

“Ju e dini se këta gjeneralë nuk dinë asgjë për energjinë bërthamore.”

Ai mendon se Kremlini po krijon një krizë për të justifikuar kalimin e termocentralit nga rrjeti ukrainas në atë rus. Punëtorëve në uzinë tashmë u janë dhënë udhëzime për këtë qëllim, thotë ai. Diçka po ndodh: të gjithë punonjësve, përveç punonjësve më kritikë, iu tha të mos hynin më 19 gusht. /abcnews.al