Thau kënetat e Shqipërisë/ Rrëfimi i eskavatoristit: Mbi 30 vite punë, nga veriu në jug

schedule20:28 - 11 Maj, 2024

schedule 20:28 - 11 Maj, 2024

KRUJË– Mbi 35 vite Ramazan Kullaj nga Kruja ka punuar si eskavatorist duke bonifikuar këneta, ndërtuar kanale dhe argjinatura lumenjsh. Puna e tij është shtrirë thuajse në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.

Sot është 88 vjeç, me shëndet të mirë e kujtesë të forte dhe e ka shumë të lehtë të kthehet pas në kohë e te risjellë disa prej punëve më të rëndësishme që ka kryer.

Me modesti thotë se ka kontribuar për komunitetin dhe punët e tij kanë qenë me cilësi. Madje me nostalgji kujton edhe një takim me diktatorin, moment që e ka fiksuar në fotografi, ku ai e përgëzonte për detyrat e ushtruara.

Është vlerësuar edhe me medalje e certifikata. Vështirësitë nuk kanë munguar madje në disa raste ka rrezikuar edhe jetën. Puna e mbante larg nga familja. Tregon se në shtëpi shkonte vetëm 1 ditë në muaj.

Nga ajo kohë, i kanë mbetur vetëm kujtime ndërsa prej vitesh po i shlyen borxhin familjes, duke kaluar më shumë kohë me të afërmit e duke u kujdesur për ta./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!