Thatësirë e tejzgjatur, importohet energji/ KESH mbyll procedurën për blerjen e energjisë për javën e fundit të tetorit

schedule15:35 - 23 Tetor, 2023

schedule 15:35 - 23 Tetor, 2023

5.3 milionë euro energji elektrike ka blerë Korporata Elektroenergjitke Shqiptare për javën e fundit të tetorit. Vjeshta e këtij viti ka qenë përgjithësisht e thatë dhe reshjet kanë qenë  shumë të pakta. Aktualisht mësohet se niveli i ujit në Fierzë është nën 270 metra .Për të ruajtur rezervën ujore Kesh ka zhvilluar procedurën e fundit ku ka blerë energji me tre lote. Ndërkohë çmimi me të cilin është siguruar energjia varion nga 105 euro për megavator deri në 124 euro. Sasia e energjisë së prodhuar në vend ka qenë më e lartë  gjatë këtij viti. Statistikat e Entit Rregullator të

Energjisë Elektrike tregojnë se gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet është shënuar një rritje e ndjeshme e sasisë së energjisë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u prodhua rreth 4.6 mln mwh energji.

Kjo situatë ka ardhur si rezultat e mirmenaxhimit të prurjeve në Kaskadë. Ndërkohë që për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë ka pasur një ulje të ndjeshme të importit të energjisë.

Korporata Elektroenergjitike ka zhvilluar shumë pak procedura për të blerë energji. Gjatë tetorit për shkak të thatësirës së tejzgjatur është blerë rreth 10 milion euro. Ndërkohë sipas parashikimeve meteorologjike gjatë kësaj jave priten reshje shiu çka mund të ndikoj në shtimin e prurjeve dhe si rezultat në rritjen e prodhimit të energjisë.

Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë një rikthim të shtrenjtimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare për shkak të vijimit të konfliktit Rusi–Ukrainë luftës  së re Izrael –Hamas por edhe prej shtimit të kërkesës  për energji për shkak të afrimit të stinës së dimrit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!