Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thatësira shton importet e energjisë/ KESH ka blerë rreth 21 milionë euro energji elektrike

schedule13:10 - 6 Gusht, 2025

schedule 13:10 - 6 Gusht, 2025

Mungesa e reshjeve të shiut ka shtuar importin e energjisë elektrike në vend .Përtej thatësirës vendi është shoqëruar edhe nga temperatura të larta duke ndikuar në rritjen  me 20% të konsumit të energjisë elektrike krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Korporata Elektroenergjitike ka realizuar disa procedura për blerje energjie për muajin gusht. Nga të dhënat zyrtare të Kesh rezulton se vetëm për muajin gusht  është blerë  mbi 21 milion euro energji eklektike. Që prej datës 28 korrik Korporata elektroenergjitike ka blerë  187 mijë megavator energji elektrike me një çmim mesatar që varijon nga 109 euro për megavator deri në 119 euro.

Vetëm për periudhën 4- 10 gusht Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar blerjen e 46,371 megavat orë energji elektrike për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së lartë.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në nivelin e ujit në kaskadën e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë hidrike në vend.

Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës rezulton se është 274 metra nga 296 që është kuota mesatare.

Po ashtu edhe prurjet mbeten në nivele të ulëta dhe janë vetëm 65 metër kub në sekondë. Për të ulur varësinë nga reshjet tashmë vëmendja është përqendruar në prodhimin e energjisë nga parqet fotovoltaike nga të cilat tashmë sigurohet rreth 10 % e totalit të energjisë për të cilën ka nevojë .Ndërsa sfidë mbetet që brenda vitit 2030 rreth 30% e energjisë në vend të prodhohet nga parqet diellore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!