Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

schedule10:55 - 5 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 5 Korrik, 2022

Italia ka shpallur shpall gjendjen e jashtëzakonshme për thatësirën në pesë rajone, konkretisht Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Piemonte, Veneto e Lombardia- thatësira më e madhe në 70 vite, shkruan BBC.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti. Moti i nxehtë dhe reshjet e pakta gjatë dimrit dhe pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në Italinë veriore.

“Po” është lumi më i gjatë i Italisë, që rrjedh drejt lindjes për më shumë se 650 km. Fermerët në Luginën “Po” thonë se uji i kripur i detit po depërton tani në lumë, duke shkatërruar të korrat.

Kryeministri Mario Draghi vizitoi të hënën vargmalin Dolomites ku 13 persona janë zhdukur pas shembjes së një akullnaje. Ai tha se fatkeqësia ishte pa dyshim e lidhur me ngrohjen globale.

Të paktën shtatë persona vdiqën dhe tetë u lënduan në malin Marmolada. Për kërkimin e të zhdukurve po përdorën dronët e pajisur me imazhe termike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!