Tharja e Venecias, Cako: E kanë shkaktuar kinezët. Kulla: Shkak investimet e qeverisë dhe tërheqja e detit

schedule23:02 - 3 Mars, 2023

schedule 23:02 - 3 Mars, 2023

Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, po diskutohet për një mister i cili ka ndodhur ditët e fundit në Venecia.

Qyteti që ndodhet nën ujë, ka filluar të thahet dhe për këtë të ftuarit në studio Alfred Cako dhe Ilir Kulla ndajnë mendime të ndryshme.

Cako shprehet se këtë e kanë shkaktuar kinezët duke goditur me armë të teknologjisë së lartë për të marrë hak ndaj asaj që shkaktoi SHBA në Turqi dhe Siri në lidhje me tërmeti.

Pasi u godit Turqia nga dora e njeriut, u godit Venecia. Kinezët e kanë goditur me armë të teknologjisë së lartë. Kanë goditur dhe kanë krijuar çarje.

Pasi harpi i SHBA goditi Turqinë dhe Sirinë, këta goditën Venecian”, tha Cako.

Ndërsa Ilir Kulla shprehet se kjo është shkaktuar sepse bashkia dhe qeveria kanë investuar një super projekt, i cili nuk lë Venecian të përmbytet kur ka reshje, por për shkak të kësaj ujërat e detit nuk futen.

Po ashtu Kulla shton se kjo ka ndodhur edhe për shkak të tërheqjes së detit në të gjithë mesdheun.

E para duhet të shohim kushtet dhe rrethanat. Italia po vuan një thatësirë të jashtëzakonshme. Por dora e njeriut në Venecia lidhet me faktin që bashkia dhe qeveria italiane kanë investuar një projekt, i cili mbron Venecian nga përmbytja. Në momentin që ngrihet niveli i ujit, del një mur i cili ndalon përmbytjet.

Kjo ka shkaktuar një problem, mosfutjen e ujerave të detit dhe tani që ka një tërheqje të detit, nuk janë ata ujëra dhe kanë dalë këto kanale”, tha Kulla.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!