Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vizitë zyrtare. Ai do të takohet me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit, si dhe me personalitete që kanë mbështetur Kosovën.
“Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Gjithashtu presidenti Thaçi do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.
Në këto takime, presidenti Thaçi pritet të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, për perspektivën euroatlantike të Kosovës si dhe për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë. Gjithashtu ai pritet të ketë një takim në Dallas me ish-presidentin George W. Bush./abcnews.al