Thaçi takim me Erdogan në Stamboll: Do të fuqizojnë më tej partneritetin strategjik

schedule13:30 - 20 Shtator, 2020

schedule 13:30 - 20 Shtator, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar ditën e sotme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi është zhvilluar ditën e sotme në Stamboll, në të cilin ishte prezent edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i liderit të AKR-së, Naim Murseli në rrjetin social “Twitter”, ndërsa shkruan: “Sot për mëngjes Presidenti Erdogan, Thaçi dhe Pacolli u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll.”

Sakaq pas takimit Presidenti Thaçi ka reaguar në rrjetin social “Twitter”, ndërsa e ka vlerësuar pozitivisht bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interesit reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, shkruan Thaçi.

/abcnews.al/