Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këtë të shtunë ka përkujtuar masakrën e kryer nga forcat serbe në Studime të Vushtrrisë, ku kanë humbur jetën rreth 116 civilë të pafajshëm.
Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shprehur se heshtja e ndërkombëtarëve, 21 vjet pas luftës për krimet e kryera nga Serbia është amnesti e tyre për këto vepra.
“Sot, përkujtojmë 116 civilët, viktima të masakrës së Studimes së Vushtrrisë, masakër e kryer nga Serbia. Për këtë krim, ashtu si për 400 masakrat tjera, 10 mijë të vrarët, 20 mijë gratë e dhunuara, dhe 1 milion të zhvendosurit, askush është vënë përgjegjës nga drejtësia ndërkombëtare. Heshtja e komunitetit ndërkombëtar, pas 21 viteve është amnesti për këto krime. Ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi, dhe amnestia nuk do të jetë opsion. S’mund të ketë paqe dhe pajtim pa drejtësi”, ka shkruar Thaçi./abcnews.al