Read More…

"/>

Thaçi shpall datën për zgjedhjet në komunat në Veri të Mitrovicës

schedule15:36 - 8 Prill, 2019

schedule 15:36 - 8 Prill, 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shpall 19 Majin si datë për zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të 4 komunave të veriut. Zgjedhjet do të mbahen pas dorëheqjes se kryetarëve serbë, në kohën kur Kosova vendosi taksën 100% për mallrat që vinin nga Serbia.

Më 19 Maj pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Para se të shpallte zyrtarisht vendimin në konsultë për këtë, në presidencë ishte kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Kryetarët e këtyre katër komunave të veriut nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 Nëntor të vitit të shkuar. Shkas për dorëheqje, sipas tyre, ka qenë vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë.

Ndërkohë kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, dekretin e presidentit, lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Konsiderojnë se u është shkelur e drejta kushtetuese pasi nuk janë nominuar në KQZ anëtarët e të gjitha grupeve parlamentare.

KQZ-ja, për më shumë se një vit, ka qenë jofunksionale për shkak të mosdekretimit të anëtarëve të rinj të këtij institucioni nga ana e presidentit.

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar së fundmi nga dy anëtarë të partive më të mëdha parlamentare në KQZ ndërsa këto tri parti kanë mbetur pa anëtarë, AAK e Nisma për shkak se ishin pjesë e koalicionit PAN, ndërsa PSD ishte krijuar pas ndarjes nga Vetëvendosje./abcnews.al