Thaçi: Serbia tashmë nuk ka asnjë pretekst për vonimin e dialogut

schedule12:15 - 10 Qershor, 2020

schedule 12:15 - 10 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar disa çështje aktuale në kosovë, përfshirë vazhdimin e qëndrimit të trupave amerikane në Kosovë si dhe dialogun me Serbinë.

Thaçi përmes një konference për mediat është shprehur se askush dhe asnjeherë nuk është dashur që ta vë në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

Ne asnjëherë s’kemi pasur ndonjë dilemë në mbështetjen e SHBA-ve, dhe kjo dilemë nuk dihet të vihet asnjëherë nga askush.  Ka qenë një vendim i pritur i SHBA-ve. Vetëm me prezencën e trupave amerikane ka paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të jemi shumë të përgjegjshëm në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kam besim të plotë se adminsitrata e SHBA, udhëhequr nga presidenti Trump me rolin aktiv të Grenellit gjërat do të lëvizin në drejtim të një procesi efektiv dhe produktiv. Unë nuk mund të flas për ditë javë apo muaj”, tha presidenti.

Thaçi po ashtu tha se Serbia nuk e ka më asnjë pretekst për vonimin e dialogut, dhe se çdo vonesë tash e tutje do t’i atribuohet asaj.

Besoj që SHBA-të do të ndërmarrin hapat e duhur pas heqjes së barrierave për dialogun. Serbia nuk e ka më asnjë pretekst për vonesa. Roli i presidentit dihet, ai  e përfaqëson vendin brenda jashtë, dhe kush e lexon Kushtetutën e di këtë shumë qartë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Gjithashtu presidenti tha se çdo marrëveshje që arrihet me Serbinë  kalon përmes  Kuvendit, dhe si e tillë duhet unitet politik në Kosovë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!