Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas vendimit të Kushtetueses, këtë të premte në një konferencë për mediat ka theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë në Kosovë.
Thaçi në fjalën e tij ka theksuar se ai si president e mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Ndër të tjera kreu i shtetit është shprehur se më e rëndësishmja është se Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend.
“U konfirmua se vullneti i qytetarëve i përfaqësuar janë të gjitha partitë e jo vetëm vullneti i një partie. Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve, parive politike të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Thaçi.
Presidenti ftoj liderët institucional e partiak që të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt demokratik.
Ai theksoi se duhet ta ruajmë rendin kushtetues dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, që sipas tij po vlerësohet nga qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare.
“Të përqendrohemi në atë që ashtë kryesorja për qytetarët e Kosovës dhe të sjellim zhvillim prosperitet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë COVID-19dhe të punojmë sa më shpejt për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Thaçi.
Thaçi ftoj Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj që të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj./abcnews.al