Edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pasur një takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Mogherini. Një takim ku kryeministri i Kosovës Haradinaj ka vendosur të mos marrë pjesë. Thaçi u shpreh se kishte kërkuar liberalizimin e vizave, si dhe shtimin e presionit ndaj Vuçiç për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Liberalizimin e vizave, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe bashkimit me vendin të Luginës së Preshevës. Janë këto tre pretendimet kryesore të Hashim Thaçit në samitin e Berlinit.
Presidenti i Kosovës Thaçi është takuar me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, në Berlin. Kryeministri I Kosovës Haradinaj nuk ishte I pranishëm. Thaçi u shpreh se takimi kishte qenë pozitiv, dhe se kishte kërkuar liberalizimin e vizave në një moment që Kosova kishte përmbushur çdo detyrim.
Ai theksoi se shpresonte që Merkel dhe Makron do të jenë të qartë për sa i përket kësaj çështjeje, e nëse kjo nuk ndodhë do të ishte një zhgënjim i thellë për këtë samit. Sa për vendosjen e taksës Thaçi tha se ajo është e drejtë e ligjshme, dhe nëse Serbia vazhdon me veprime agresive, Prishtina do t’i shtojmë masat duke shkuar në nivel reciprociteti
“Ne do të presim nga takimi që të lëvizim përpara, që t’i jepet mbështetje liberalizimit, vazhdimit të dialogut të pakushtëzuar por edhe që të bindet Vuçiç që të njohë shtetin e Kosovës. Kosova është një vend i lirë, sovran dhe duam shumë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës”, përfundoi Thaçi./ABC News