Thaçi paraqitet për herë të dytë para Gjykatës Speciale

schedule07:13 - 18 Nëntor, 2020

schedule 07:13 - 18 Nëntor, 2020

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqit dhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi që iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës, do të paraqitet sot për herë të dytë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Njoftimi është komunikuar nga Dhomat e Specializuara, dhe pritet që seanca të fillojë në orën 11:00.

Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit./abcnews.al/