Thaçi paralajmëron Haradinaj: Korrigjo qasjen

schedule19:55 - 8 Tetor, 2018

schedule 19:55 - 8 Tetor, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar të hënën kryeministrin Haradinaj se mund të humbasë postin nëse nuk ndryshon qëndrim në lidhje me dialogun me Serbinë. Thaçi ka deklaruar se në procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli, institucionet dhe liderët e Kosovës duhet të dalin me qëndrim unik.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar Ramush Haradinaj se mund ta humbasë postin e kryeministrit nëse nuk shfaqet me një qëndrim serioz dhe racional në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Dialogu nuk ka vdekur. Është deklaratë interesante nga ana e kryeministrit, që tregon se është në humor ose komod në karriken e vet. Por të them të drejtën unë kam pritur prej tij të jetë më racional dhe i përgjegjshëm lidhur me dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për lufta për tragjedi, por për angazhimin e tij për reforma. Jam i sigurtë se kryeministri mund dhe ka nevojë të korrigjojë deklaratat për dialogun. Pa dialog nuk ka anëtarësim në NATO, BE dhe as njohje nga Serbia. Sepse të gjithë e dimë se postet tona nuk janë të përhershme. Kryeministrat dhe presidentët mund të ndërrohen, ata shkojnë dhe vijnë. Sidomos ata që nuk korrigjohen”.

Thaçi ka nënvizuar se, Haradinaj duhet të ketë të qarta kompetencat e tij dhe është shprehur optimist për një ndryshim të qasjes së kreut të qeverisë për hir të interesave të Kosovës, për të cilat ka bërë thirrje për unitet.

“Institucionet e Kosovës dhe bartësit e tyre duhet të jenë shumë seriozë dhe të punojnë për unifikimin e qëndrimeve shtetërore në këtë proces të vështirë. Konsideroj se marrëveshja është e domosdoshme dhe është e mundur”.

Thaçi ka shtuar më tej se në dialogun me Serbinë nuk do të lejojë kurrë ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve dhe pajisjen e shoqatës së komunave serbe me kompetenca ekzekutive.

“Tek korrigjimi i kufirit, duke përfshirë Preshevën dhe Medvegjën dhe Bujanovcin, e theksoj se në momentin që unë jam i bindur se SHBA dhe BE japin garanci se Serbia do ta njohë Kosovën, unë do ta nënshkruaj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!