Thaçi nuk raporton për çështjen e gylenistëve

schedule16:05 - 30 Nëntor, 2018

schedule 16:05 - 30 Nëntor, 2018

E premtja shënoi herën e dytë që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk i përgjigjet thirrjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova për në Turqi, që ndodhi në mars të këtij viti. Vetë kryetari i Komisionit Hetimor për Gjashtë Gylenistët, Xhelal Sveçla, pati thënë se personat/zyrtarët që nuk i përgjigjen thirrjes së Komisionit për të dhënë dëshmi, mund të sillen me detyrim, me vendim gjyqësor.

Më 26 nëntor, mbledhja e komisionit dështoi pasi që mungonin të dy krerët e shtetit, të cilët nuk u paraqitën në komision për të raportuar. Presidenti Thaçi nuk u paraqit të hënën, pasi që gjendet për vizitë në SHBA, ndërsa Kryeministri Haradinaj, mori pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë. Sot, dëshmi dha vetëm Kryeministri Ramush Haradinaj, e Presidenti Thaçi sërish nuk ka qenë i pranishëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!