Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Thaçi: Nuk do të ketë diskutime për shkëmbim të territoreve

schedule12:14 - 16 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 16 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për mediat u shpreh se nuk do të ketë cënim territorial për Kosovën.

Gjithashtu ai theksoi se Kosova mirëpriti ftesën e SHBA-ve për takimin Kosovë-Beograd, për rifillim të dialogut, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

“Institucionet e Kosovës pas ftesës së SHBA-ve, të presidentit Donald Trump dhe konkretisht ambasadorit Richard Grenell për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë i janë përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë hap të rëndësishëm, vendimtar dhe shumë të drejtë të SHBA-ve me besim të plotë se me të vërtetë është koha që edhe konkretisht të lëvizim përpara si shtet dhe shoqëri, por edhe për paqen në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. E theksoj hapur se asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush në Uashington të cenojë integritetin territorial të vendit dhe i ftojë të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim të territorit”, tha Thaçi.

Duke folur rreth fushatës së Serbisë kundër njohjes së Kosovës, Thaçi deklaroi: “Ne falënderojmë të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, Serbia falënderon ndonjë shtet që se ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që mund të them është se njohjet ndërkombëtare për Kosovën nuk do të kenë ndalje, mund të ketë pengesa, por nuk mund të ndalet prej askujt”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!