Ka filluar takimi i partive politike me presidentin Hashim Thaçi, ku do të diskutohet për hapat që do të ndërmerren për krijimin e qeverisë.
Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa ka dërguar përfaqësuese, Albulena Haxhiun.
Përvec Haxhiut tashmë në presidencë kanë arritur edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli që në takim ka shkuar së bashku me deputetin Uran Ismaili.
Në anën tjetër, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit së bashku me këshilltarin e tij, Selim Selimin.