Thaçi: Në Ballkan, korrigjim kufijsh për një paqe afatgjatë

schedule23:07 / 01/08/2018

Bisedimet Prishtinë-Beograd do të kurorëzohen me një korrigjim të kufijve, që do të sjellë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Kështu ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi, i cili ka nënvizuar se marrëveshja me Serbinë është çështje muajsh.

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se pretendimet e Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të kenë sukses. Megjithatë, në një intervistë për “Associated Press”, Thaçi ka nënvizuar se marrëveshja përfundimtare me Beogradin do të kurorëzohet me një ndryshim të kufijve, që do të sjellë sipas tij njohjen reciproke mes dy vendeve.

Hashim Thaçi, president i Kosovës:  “Pra, nuk do të ketë ndarje, por do të ketë korrigjim të kufijve, që nënkupton respektimin e kërkesës së institucionalizuar të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën”.

Thaçi ka nënvizuar se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, që po lehtësojnë dialogun Kosovë-Serbi, mbështesin korrigjimin e kufijve; ndërsa ka shtuar se finalizimi i marrëveshjes është çështje muajsh.

Hashim Thaçi, president i Kosovës:  “Shpresoj se nga shtatori do të kemi një dinamikë të re që do të finalizohet për 4 deri në 6 muaj”. /abcnews.al

schedule23:07 / 01/08/2018