Thaçi: Kosova e Shqipëria shumë shprejt një hapësirë pa kufinj

schedule11:28 - 18 Janar, 2020

schedule 11:28 - 18 Janar, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, falenderuar shqipërinë për ndihmën e dhënë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të luftës dhe gjatë viteve sa ishte nën Jugosllavinë.

Në fjalën e tij para akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri” , Thaçi ka theksuar se kjo akademi me karakter falënderimi na sprovon mendjen tonë të kthjellët dhe zemën tonë të pastër përa fjalës më sublime, atdheut.

“Atdheu është i përjetshëm dhe individi i përkohshëm. Atdheu është hyjnor, prandaj falënderohet përulësisht Shqipëria e përjetshme dhe historike, Shqipëria skënderbegiane që i mbijetoi shekujve, luftërave dhe pushtimeve. Shqipëria që qëndron mbi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës dhe unitetit fetar. E gjuhës dhe kulturës sonë të përbahskët që nuk u zhbë nga asnjë trysni. Shqipëria me frymë dhe traditë evropiane perëndimore, është shprehur presidenti i Kosovës.

Gjithashtu Thaçi ka deklaruar Kosova dhe Shqipëria duhet të jetojnë në një hapësirë pa kufij që i ndajnë.

“Në vitin 1999 ra përfundimisht kufiri më i blinduar në Europë, ai midis tokave shqiptare. Unë besoj që Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një hapësirë pa kufi me një aktualitet të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët, pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe të gjitha hapësirave kudo që jetojnë shqiptarët në rajonin tonë në ombrellën euroatlantike”, tha Thaçi./abcnews.al