Thaçi: Gjykata Speciale është padrejtësi historike

schedule10:37 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 10:37 - 28 Dhjetor, 2017

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për mediat në vend theksoi se mbështet iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Ai shoti se do të nënshkruajë ligjin për këtë çështje njësoj si çdo ligj që ka nënshkruar deri tani si kreu i shtetit. Por Thaçi tha se askush nuk duhet t’u frikësohet iniciativave qytetare, pasi sipas tij, veprimet ligjore dhe kushtetuese mund të jenë të papëlqyeshme apo zhgënjyese, por nuk i prishin raportet me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n. Thaçi ritheksoi se Gjykata Speciale është padrejtësi historike, por ai e ka mbështetur për hir të ruajtjes së partneritetit me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. Sipas tij, krijimi i gjykatës speciale ka qenë tregues besnikërie e Kosovës ndaj propozuesve se sa një vendim vërtet i nevojshëm. Për këtë arsye sipas tij besnikëria e Kosovës nuk duhet keqpërdorur. Sidoqoftë, bazuar në raportin e publikuar nga organizatat joqeveritare, 51 për qind e shqiptarëve të Kosovës janë shprehur të gatshëm të protestojnë në rast se Gjykata Speciale  akuzon ish-drejtuesit e UÇK-së. Madje, 36 për qind e tyre, janë shprehur se do të ishin në gjendje të vepronin për ta parandaluar ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Perceptimi publik për sigurinë e dëshmitarëve është i ulët. Rreth 82 për qind e serbëve dhe 49 për qind e shqiptarëve të anketuar, besojnë se nuk ka siguri për të dëshmuar në Gjykatën Speciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!