Thaçi: Falenderoj politikanët e qytetarët që mbështesin idenë time

schedule16:24 - 13 Gusht, 2018

schedule 16:24 - 13 Gusht, 2018

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaci këmbëngul dhe njëherë më shumë në idenë e tij për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Këtë herë ai ka falenderuar liderët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës që po përkrahin arritjen e qëllimeve të përbashkëta për bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën, në kuadër të korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kreut të shtetit kosovar kjo e drejtë duhet të bashkojë pa dallime partiake, ideologjike dhe bindjesh tjera, qoftë nga pozita institucionale, e shoqërisë civile apo e opozitës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!