Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve “Reuters”, u shpreh se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Intervista ishte në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Kreu i shtetit kosovar këmbënguli se marrëveshja historike ndërmjet dy shteteve do të arrihet brenda këtij viti. Ai e cilësoi marrëveshjen e ardhshme si gjithëpërfshirëse dhe e vetmja mënyrë për të sjellë një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve./abcnews.al
Thaçi: Dialogu me Serbinë do të përfundojë me anëtarësimin tonë në OKB
schedule10:27 - 14 Shkurt, 2018
schedule 10:27 - 14 Shkurt, 2018