Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Preshevë dha rezultat

schedule12:14 - 22 Qershor, 2020

schedule 12:14 - 22 Qershor, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi këtë të hënë ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Preshevë e dha rezultatin e tij.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, tha se ata do të kenë më shumë deputetë që do të ngrenë zërin për të drejtat e shqiptarëve atje.

“Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve atje. Bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate dhe Alternativa Demokratike Shqiptare është shembull i mirë për t’u ndjekur nga bashkëkombësit tanë kudo që jetojnë”, shkruan Thaçi.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, arritën marrëveshje për të shkuar me një listë zgjedhore në fillim të këtij viti.

Ndërkohë përfaqësuesit politikë shqiptarë kanë deklaruar se synojnë të fitojnë tri ulëse në Parlamentin e Serbisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!