Thaçi: Bashkimi i liderëve të Luginës së Preshevës mbron interesat kombëtare

schedule08:53 - 17 Janar, 2020

schedule 08:53 - 17 Janar, 2020

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur marrëveshjen e liderve të partive politike në Luginën e Preshevës, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në serbë, në një listë të përbashkët.

Në reagimin e tij në lidhje me këtë vendim kreu i shtetit e ka konsideruar këtë marrëveshje një mjet i rëndësishëm për fuqizimin politik dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Përmes një postimi në Twitter Thaçi ka përgëzuar ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn i cili mbështeti një iniciativë të tillë.

“Unë e mirëpres marrëveshjen për krijimin e listës zgjedhore të përbashkët e partivë shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky është një mjet i rëndësishëm i fuqizimit politik dhe mbrojtjes së interesave kombëtare. Gjithashtu përgëzoj ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn për mbështetjen e këtij procesi”, shkruan Thaçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!