Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

schedule10:50 - 26 Qershor, 2020

schedule 10:50 - 26 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar këtë të premte pas aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Thaçi përmes një postimi në Instagram shkruan se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu të njëjtin shkrim Thaçi e ka vendosur edhe tek fotoja e tij e coverit në rrjetin social Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!