Tha se Shaqiri i dërgon video me këngët e saj, këngëtarja serbe reagon pas deklaratës: Është keqkuptuar

schedule10:43 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 10:43 - 7 Dhjetor, 2022

Së fundmi bëri bujë deklarata e këngëtares serbe Maja Nikoliç pas ndeshjes Zvicër-Serbi. Mediat serbe shkruanin për një bisedë që supozohej se këngëtarja kishte zhvilluar me futbollistin e njohur shqiptar, Xherdan Shaqiri.

“Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thashë mos më përshendesni rastësisht, deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”, tha Nikoliç.

Megjithatë, pasi kjo deklaratë bëri bujë në media, ajo ka reaguar sërish duke thënë se deklarata e saj është nxjerrë nga konteksti.

“Ju lutem mos shkruani këto lajme të pavërteta. Mos më përfshini me njerëz të tillë. Unë nuk e njoh këtë njeri, ne kurrë nuk kemi pasur kontakte dhe nuk është e drejtë që të shkruhet për dikë që më ka telefonuar kur ne nuk jemi takuar kurrë. Mediat e kanë deformuar deklaratën time”, shkruan ajo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!