Tha se nuk i përshtatej, fansat besojnë se ka një arsye tjetër pse Kylie Jenner ndryshoi emrin e djalit

schedule15:58 - 25 Mars, 2022

schedule 15:58 - 25 Mars, 2022

Që kur Kylie Jenner zbuloi se ajo dhe partneri i saj, Travis Scott kishin ndryshuar emrin e djalit të tyre, Wolf, fansat kanë pyetur veten se çfarë e kishte nxitur dyshen që të merrnin këtë vendim. Megjithëse, miliarderja tha se mendonin se emri Wolf nuk i përshtatej të birit, fansat besojnë se ka një arsye tjetër.

”Kylie dhe Travis e pëlqyen shumë emrin Wolf, por pasi u djali i tyre erdhi në jetë, u ndjenë sikur emri nuk i përshtatej atij. Ata donin të zgjidhnin emrin e përsosur për të. Kylie do ta zbulojë emrin e tij kur të jetë gati”, tha një burim për revistën People. Por fansat janë të bindur se arsyeja është përplasja e Jenner me ish-shoqen e saj, Tammy Hembrow.

Kylie Jenner Shuts Down Body-Shamers Who Said She "Looked Better" Before  Giving Birth

Influencuesja ka një djalë 6-vjeçar, i cili gjithashtu quhet Wolf. Pasi Kylie zbuloi emrin e djalit, Tammy postoi në Instagram një foto të djalit të saj, duke shkruar: “My Wolf”. Shumë fansa e interpretuan postimin si një thumb ndaj miliarderes se ka kopjuar emrin e djalit të saj.  Modelja mirëpriti djalin e saj në vitin 2015, kur ajo ishte ende mike me Kylie dhe familjen e saj.

Dyshja ishin shumë të afërta për një kohë, pasi Tammy ishte e ftuar edhe në festën e 21-vjetorit të Kylie-t. Në vitin 2019, miqësia e Kylie dhe Tammy kishte përfunduar zyrtarisht.

/abcnews.al