Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Doktori e dredh sërish/ Avokati kërkon shtyrje, SPAK e thërret të mërkurën

schedule15:24 - 17 Nëntor, 2025

schedule 15:24 - 17 Nëntor, 2025

Berisha nuk do të premten, por duket se SPAK ishte gati: e fton të dëshmojë dy ditë më herët, të mërkurën. Avokati i tij, i kërkoi SPAK të mos paraqitet më 21 nëntor, me justifikimin se doktori do të udhëtojë jashtë shtetit.

Por SPAK iu përgjigj shpejt piruetës së fundit të doktorit, por jo duke ia plotësuar dëshirën. Me një piruetë të vetën. Meqenëse doktori do të jetë të premten jashtë shtetit, atëherë dëshminë le ta japë përpara se të marrë avionin në Rinas.

Ftesa e radhës është për të mërkurën, më 19 nëntor, madje që në orën 9, që doktori të mos ketë merak koincidencat. Por vallja me ujqit, vazhdon të hënën pasdite. Tani që fletëthirrja doktorit i ka ngecur në dorë, me të në dorë, nga dera e SPAK proteston te vendi i krimit, ku 14 vite më parë u vranë 4 qytetarë kur ishte kryeministër.



Edhe kjo rastësi?

“Shumë vulgare lidhja që bën, më vjen keq ta them. Unë e kam thënë para kesaj, protesta, protesta, protesta. E vërtetë është që janë te vonuara, por e kemi thënë, prisnim raportin e osbe. Unë nuk kam refuzuar asnjë thirrje. Po pse smë thirrën këto 12 vite për 21 janarin? Kanë frikë, spak dhe rama nga dëshmia ime.”

 Ndoshta edhe Rama edhe SPAK kanë frikë nga Berisha, por Berisha përse ka frikë nga drejtësia? Dhe a do zgjasin protesta për rrëzimin e qeverisë, apo në varësi të procesit të 21 janarit?

Doktori po ndjen shiun që vjen dhe pjesëmarrjen që po ikën. Ndaj le të kuptohet se nuk është e thënë që Rama të rrëzohet që këtë të hënë. 

“Jo, s’ka plan, 2 orë janë mjaftueshëm. Është vetëm fillimi. Nuk bëhet kjo gjë për një ditë. Po përgatitemi për në vijim.”

Përgatitjet ne i dimë. Protesta që nisin e mbarojnë, herë në varësi të shiut, herë në varësi të parave të organizatorëve. Si gjithmonë i bashkon interesi për doktorin.

“Bëri një situatë qesharake. Edhe ne kur na ka thirrur spak, jemi paraqitur për të dëshmuar. Këta kur ndonjë nga kolegët tanë u del fletëthirrje, këta tundin fletëthirrjen, kurse për të tyret bëjnë protesta”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!