Tha se e hoqën padrejtësisht nga puna, regjisori zbulon se pse Einxhel u largua nga “Binjakët Show”

schedule13:58 - 2 Shkurt, 2022

schedule 13:58 - 2 Shkurt, 2022

Regjisori i programit “Binjakët Show”, Kreshnik Saraçi ka reaguar lidhur me debatin e ashpër që ndodhi dje mes Donaldit dhe Einxhel në shtëpinë e Big Brother Vip. Einxhel hodhi akuza se vëllezërit Veshaj e kishin hequr padrejtësisht nga puna. Por Donaldi tha se arsyeja ka qenë se Einxhel nuk kishte qenë korrekte në punë.

Por sipas Einxhel fjalët që thotë Donaldi nuk janë të vërteta. Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i regjisorit të emisionit i cili shprehet se arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit ka ardhur nga fakti se Einxhel nuk ka respektuar oraret.  Ky postim është rishpërndarë dhe nga Romeo në profilin e tij.

“Kam qenë regjisor i “Binjakët Show”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”, shkruan ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!