Nikolla emëron Bashën kryetar grupi: Paraqiti kërkesë në Kuvend. Bardhi: Mos provokoni!

schedule15:03 - 4 Shtator, 2023

schedule 15:03 - 4 Shtator, 2023

Lulzim Bashës nuk iu desh mbështetja e deputetëve, për të marrë edhe një post, që nuk mund t’i takojë atij, ai i përfaqësimit të deputetëve demokratë në seancat parlamentare. Nga kjo e hënë ai u vetëemërua, me deklarim të kryeparlamentares Lindita Nikolla, kryetar i grupit parlamentar të PD, por përfaqëson vetëm 10 deputetët. Kjo shkaktoi nervozizëm dhe ironi në radhët e ligjvënësve opozitarë.

Ishte vetëm ky moment i parë që shkaktoi të qeshuara nga kundërshtarët e Lulzim Bashës brenda partisë.

Karriga ia do që në Parlament të rri ngjitur me Gazment Bardhin, që më pas nuk nguroi të shfaq nervoziëm dhe debatoi me Lulzim Bashën.

“Disa kanë vendosur të jenë qesharak por ju lutem mos provokoni deputetët e opoztës, ky është paralajmëim I thejshtë dhe qytetarë”- tha Bardhi 

Praktika e deritanishme e Parlamentit caktonte kryetar grupi një të zgjedhur të vetë deputetëve. Në rastin e PD-së dhe Lulzim Bashës nevojiteshin 19 firma mbështetëse nga deputetët demokratë, që ai të marr postin e kreut të grupit. Por emrin e tij, Lulzim Basha e coi ën parlament me vetëm 7 firma deputetësh të tij.

“E drejta e partive prevalojnë mbi Rregulloren.” -vijoi Nikolla.

Kjo përplasje do të vijojë, të paktën në këto seanca të para.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u ndanë në fund me debat dhe me fjalët “qesharak” drejtuar kreut të rikthyer të pd-së.

Megjithatë Lulzim Basha nuk do e mbaj këtë post, që e mori me statut.

Basha: Do e delegoj te nënkryetarët

Bardhi: Mos u cudisni kur të vetëshpallet mbret

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!