Vogëlushi Hermes Llubani dhe tezja e tij, pedagoge në Fakultetin e Gazetarisë, Irsa Ruçi, kanë publikuar një libër tepër interesant me titull “Riku, para se të binte nga fiku!”.
Në këtë libër ata kanë paraqitur histori të realitetit të shkruara në një mënyrë të veçantë. Madje, pjesë e librit për fëmijë është edhe një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, teze e nip, ata kanë zbuluar si lindi ideja e këtij botimi, duke ndarë detajet.
“Unë kam edhe katër libra të tjerë të shkruar, ndërsa ky libri erdhi më shumë nga nevoja. Unë isha me regjim shtrati, kështu që kam qene ne atë periudhën e qetësisë dhe kjo gjë më pengonte disi se isha mësuar gjithmonë shumë aktive. Kështu që diçka do ta bëja dhe e dija që do të kthehesha te dashuria e parë, te letërsia.
Më ngacmoi një histori me Hermesin dhe në bëri të mendoj që duhet të sjellë një libër për fëmijë, ndryshe nga ç’jemi mësuar. I kushtojnë rëndësi imazhin, kopertinës dhe fjala është e vakët. Hermesi herë pas here bënte skica me animacione në anglisht dhe mendova t’i bëjmë në libër. Të krijojmë një histori, pastaj thash pse duhet të krijojmë, kur mund ta kemi nga realiteti”, rrëfeu tezja.
“Te Republika që unë do krijoj, dua të jem unë kryeministër. Ministra do të kisha shokët, babin dhe tezen”, tha vogëlushi./abcnews.al