Edhe pse në moshë këto zonja nuk e lënë kohën të shkojë kot.
Me duart e tyre ato bëjnë punime artizanale si çanta apo rrugica që krijohen me materiale te riciklueshme te cilat i endin ne tezgjah.
Prej disa kohesh në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër funksionon mini-punishtja “Duart e Nenës’. Tregojnë se këtë zanat e kanë mësuar në moshë fare të re.
E shohin punën si një mundësi për të thyer monotoninë, por edhe rikthim në kohë.
Vështirësitë e jetës i detyruan ti drejtohen këtij institucioni për te jetuar. Një prej tyre është edhe nënë Aishja e cila prej tre vitesh jeton pranë kësaj shtëpie.
Ylli Muho, drejtor i institucionit thotë për Abc se shumë shpejt do të hapin një muze ku do të ekspozohen objekte apo sende personale nga te moshuarit qe kane ndërruar jetë
Punimet e realizuara nga duart e te moshuarave te cilat sfidojnë vitet qe kane mbi supe janë pasqyruar ne mjaft panaire te artizanatit te realizuara jo vetëm ne Gjirokastër por edhe Kosovë, ku kanë tërhequr jo pak vëmendjen e qytetareve.
“Jam 65 vjece. Jam nga Picari. E kam mësuar nga nëna që 13 vjeçe. E bëja fshehtas nënës kur ikte ajo. Nga dëshira hyra vetë. Kemi punuar edhe këtu. Këtu presim rripa, bëjmë tijat, në avëlimënd. Nuk është e vështirë. E fillojmë në mëngjes e mbarojmë në orën 14:00. Bëjmë canta, rrugica etj. Shkojnë në treg. Në Kosovë kanë arritur në panaire,” tha njëra prej nënave.
“E kam mësuar tezgjahun nga gjyshja, nëna e nënës, e kisha qejf. Vinte gjyshja, boll moj mbesë se ma prishe. Kam punuar edhe shtiza. Fati im që u bëra kështu. E kam mësuar që kur isha vajzë. Mësova tezgjahun. Fillova që i prisja vetë këto.
Kam punuar edhe në kazëm. Ka më të vështitë se ajo. Kur erdha këtu kam punuar stalliere. Burri coban, unë stallierë,” tha nënë Aishja./abcnews.al