Tezat mbi projektin e “Serbisë së Madhe”/ Analisti: Qëndrimi për dy ditë i Lavrov në Shkup duhet parë me habi

schedule16:26 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 16:26 - 2 Dhjetor, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, tha se shteti kombëtar serb në Ballkan është një qëllim politik plotësisht legjitim “i cili është i sigurt se do të arrihet në një moment, edhe pse shumë duan ta bëjnë të pamundur”.

Ai theksoi se serbët do të përpiqen ta arrijnë këtë qëllim politikisht legjitim, por në mënyrë paqësore. Analisti nga Maqedonia e Veriut, Ibrahim Mehmeti, në një lidhje live me “Ballkan Update” tha se ky është një projekt i artikuluar nga ana e Serbisë.

“Është tezë e njohur në rajonin tonë edhe për ne këtu në Maqedoni e veriut dhe kjo mund të lidhet me deklaratë e Lavorit para dy ditësh në Shkup. Ai e mori një rol paternalizmi që mund të lidhet me tezen jo vetëm të Dodik dhe aktorëve të tjerë në Serbi, të cilët po përpiqen të ndërtojnë një botë, që të tjerët kërkojnë t’i shohin si shërbëtorë te tyre. Mbetet një përpjekje tyre”, tha ai.

Ai komentoi edhe qëndrimin e Sergey Lavrov, ministrit të Jashtëm të Rusisë për dy ditë në Shkup. Mehmeti theksoi se kjo tregon që vendi i tij ka hallin kryesor se si ta zgjidh dhe ta justifikojë qëllimin ekspansionist në territorin e Ukrainës, duke përdorur Ballkanin si eksperiment.

“Mendoj se ky interes i shtuar i Rusisë për Ballkanin dhe vizita e tij në Shkup, e cila për habi ishte dyditore, flet për atë se ata e kanë një hall dhe unë mendoj se halli i tyre kryesor është që të zgjidh nyjën qe e kanë lidh ne Ukrainë dhe duke përdorur Ballkanin si eksperiment, dhe të justifikojnë pjesën e okupimit të Ukrainës dhe të pranohet edhe nga të tjerët. Nuk mendoj se Lavrov është aq shumë është i interesuar problemi mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!