Gjenarali i amerikan, Wesley Clark një përson shumë i dashur për shqiptarët, pasi ka qenë gjeneral i NATO-s në luftën e Kosovës, në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se kundërofensiva e Ukrainës do të zhvillohet. Sipas tij rusët janë duke bërë gabim që po mbajnë Bakhmut me aq kosto dhe shton se Ukrainë duhet të zhvillojë kundërofensivën në jug në drejtim të Krimesë.
Për këtë kolonel Demiraj i ftuar në një lidhje skype me emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, shprehet se nuk mendon se ai ka të drejtë sa i përket Bakhmut. Demiraj shton se ushtria ruse në Bakhmut po vazhdon të funksionojë dhe po i shkakton humbje të mëdha asaj ukrainase.
“Edhe mund të jetë ashtu. Gjenerali Clark është një person që ka qenë komandanti suprem i SHBA në Evropë. Sot është i përfshirë për sigurinë në Ballkan. Ai mund të ketë të drejtë, por unë nuk mendoj se ka të drejtë për Bakhmut.
Unë mendoj që ushtria ruse, në Bakhmut po vazhdon të funksionojë. Tërheqja e tyre dhe zjarri i Rusisë ka eliminuar gati 2 batalione ukrainase” tha Demiraj.
Kapiten Artur Meçolleri në lidhje me këto teza tha se nëse Ukraina dëshiron që të shkaktojnë një kolaps politik në Rusi, i duhet një fitore strategjike në drejtim Krimesë.
Sa i përket Bakhmut, ai tha se po mbahet nga forcat Ëagner, duke shtuar se ky qytet për të dyja palët përbën një objektiv moral, më shumë se sa strategjik.
”Në rast se Ukraina dëshiron që krijojë një kolaps politik në Rusi, duhet të krijojë një fitore strategjike në drejtim të Krimesë.
Rusët e mbajtën Bakhmut me forcat e Wagner dhe Wagner krijoi një kredencial shumë të madh atje. Kredencialet e tij u rritën shumë pas suksesit të tij në Bakhmut. Ky vend për të dyja palët përbën një objektiv moral shumë të rëndësishëm, jo aq ndoshta nga pikëpamja strategjike.
Në Bahkmut të dyja palët kanë pësuar humbje të konsiderueshme” u shpreh Meçollari.r.t/abcnews.al