TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sal Berisha e gjeti më në fund arsyen e vërtetë e aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë e Thethit. Ai u shpreh se Rama shembi ndërtimet pa leje në Theth, sepse Thethi është “blu” në bindjet politike.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se Sali Berisha tezën e tij politike e ka mbështetur tek ndasia mes shqiptarëve, sidomos mes veriut dhe jugut.
Boshti i politikës së këtij kanë qenë këto të dyja tezat. Ai mbështetjen kryesore ka në ndasinë veri-jug, dhe domosdoshmërinë e një konflikti.. deri në të armatosur”, theksoi ai.
Ai theksoi se Berisha dhe njerëzit e tij tenton ta shesë aksion in në Theth si aksion kundër veriut, por kjo nuk është e vërtetë, sepse aksioni ka synuar subjektet, të cilat kanë ndërtuar pa leje.
“Të gjithë aksionin që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, në Theth, PD dhe Sali Berisha në veçanti tenton ta adresojë si një goditje ndaj veriut. Në Theth janë 40 subjekte që janë goditur, nuk përfaqësojnë Thethin dhe zonë e Thethit”, tha ai./abcnews.al

