Tevez: S’ka gjë më të bukur se Maradona. Do i dhuroj fanellën dhe shiritin

schedule15:24 - 28 Shkurt, 2020

schedule 15:24 - 28 Shkurt, 2020

Boca Juniors vazhdon të luftojë për fitimin e titullit kampion në Argjentinë. “Xenezies” ndodhen në vend të dytë me 42 pikë, tre më pak se kryesuesit e River Plate. Boca pret Gimnasia La Plata me 8 mars dhe në “Bombonera” do të vijë Diego Maradona, aktualisht në rolin e trajnerit të Gimnasia.

Carlos Tevez e ka idhull Diegon, njësoj si gjithë populli argjentinas. Sulmuesi i njohur i Boca Juniors mezi po e pret duelin e 8 marsit për të takuar, përqafuar dhe dhuruar gjithçka Maradonës, ashtu siç deklaron për Ole.

Maradona është gjëja më e madhe që ekziston. Nuk do të shohim më kurrë një futbollist si ai. Sigurisht që do e përshëndes, do i jap një puthje dhe një përqafim. Do i dhuroj fanellën, shiritin e kapitenit dhe gjithçka. Më duhet t’i heq kapelen, të përkulem përpara tij dhe të mos tregohem aspak egoist. Diego na ka lumturuar shumë dhe ne duhet ta falënderojmë“, deklaron Carlos Tevez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!